zoom

Aktualitet

SHBA reagon pas shkarkimit të Gledis Nanos

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në një reagim në Twitter, ambasada amerikane vlerëson Gledis Nanon si një partner të fortë të SHBA-së.

“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i SHBA si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

Gledis Nano u shkarkuar sot me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipas ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Nano u shkarkua pasi nuk përmbushi objektivat.

I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i 🇺🇸 si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) August 31, 2022