zoom

Të gjitha

Kim Kardashian shpenzon “qimet e kokës” për një palë shapka

Kim Kardashian, është fotografuar disa ditë më parë duke shijuar ndeshjen e futbollit të djalit të saj Saint, së bashku me ish-burrin e saj, Kanye West dhe dy fëmijët e tyre të tjerë North dhe Chicago.

Ajo çfarë ra më shumë në sy ishte zgjedhja e shapkave të Kim, të cilat i kishte veshur gjatë ndeshjes se Futbollit. 41-vjeçarja zgjodhi të vishte ditën e sotme një palë shapka të markës ‘Balenciaga’, të cilat kapin vlerën e 450 dollarëve.

Këto shapka janë të prodhuara në Itali dhe pjesa më e madhe e tyre është e përbërë nga goma si dhe janë pak të larta. Muajin e kaluar, Kim pozoi për një fushatë reklamuese për “Balenciaga”, së bashku me Justin Bieberin dhe Isabelle Huppertin.

Kim dhe ish-burri i saj, Kanye,  lanë mënjanë grindjet e tyre shumë publike për të shkuar së bashku dhe për të brohoritur për djalin e tyre Saint, gjashtë vjeç, teksa ai luante një lojë futbolli në Los Angeles. Kishin kaluar  shumë muaj që dyshja nuk ishin parë bashkë, por mesa duket sot nuk i shpëtuan kamerave. Në mes të marsit, Kim zyrtarizoi lidhjen e saj me të dashurin e ri, Pete Davidson./L.K

/Zoom.al