Aplikacion
Në fakt Beogradi ka vite që po armatos masivisht ushtrinë e vendit me sisteme moderne armësh. Beogradi ka blerë avionë luftarakë francezë dhe helikopterë sulmues rusë, të cilët presidenti serb Aleksandar Vuçiç i quajti “tanke fluturuese”. Përveç kësaj menjëherë pasi Rusia sulmoi Ukrainën Pekini dërgoi në Serbi sisteme kineze kundërajrore. Po ashtu ka njoftime që Serbia ka blerë nga Irani mijëra dronë, të atij tipi që Rusia i përdor çdo ditë kundër qyteteve ukrainase.
Revista “The Economist” shkruante në vitin 2021 se “blerjet e armëve” nga Beogradi po i frikësojnë vendet fqinje. Kurse Instituti i njohur suedez për Kërkime për Konfliktet SIPRI deklaroi në vitin 2022 se buxheti i Beogradit për mbrojtjen është 1.3 miliardë euro, pra dhjetë herë më i madh se ai i Kosovës.
Epërsia ushtarake e Serbisë ilustrohet edhe nga inventari i saj i tankeve. Me rreth 250 tanke, Serbia ka më shumë tanke se të gjitha republikat e tjera të ish-Jugosllavisë së bashku – për krahasim: ushtria gjermane, Bundeswehr, ka 295 tanke. Kroacia renditet në vendin e dytë me 75, Bosnja në vendin e tretë me 45, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 31. Kurse as MaMali i Zili i Zi dhe as Kosova nuk kanë tanke.
Kjo është ndoshta një nga arsyet pse forcat e armatosura të Kosovës u pajisën vitin e kaluar me drone turke Bayraktar dhe këtë vit me 250 raketa amerikane antitank Javelin.
Projekti për një botë serbe
Shtrohet pyetja pse Beogradi ka grumbulluar një arsenal të madh armësh ndër vite pa pasur kërcënim nga fqinjët e tij. A po bën presidenti Vuçiç plane për të sulmuar vendet fqinje, siç paralajmëroi presidentja e Kosovës?
Të paktën kështu sugjerojnë deklaratat, kërcënimet dhe veprimet e udhëheqjes serbe në Beograd. Ajo propagandon projektin e “Botës Serbe”, një version pasardhës disi i zvogëluar i “Serbisë së Madhe” të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç, duke ndeshur kështu në rezonancë me serbët në vendet fqinje, në Kosovë dhe Bosnjë.
Kuvendi mbarëserb
Në fillim të qershorit 2024 Vuçiçi drejtoi një “kuvend mbarëserb” në Beograd me përfaqësues të serbëve nga të gjitha zonat e ish-Jugosllavisë, një takim strategjik që formuloi në thelb planin për zbatimin e “Botës Serbe”. Në “Deklaratën mbarëserbe” Kosova përmendet si pjesë e Serbisë dhe Republika Srpska, pjesa e dominuar nga serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës, si “interes kombëtar i Serbisë”.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike