zoom

Bota

Serbia sërish në panik/ Nxënësi 15-vjeçar kërcënon se do vrasë gjithë klasën dhe mësuesit

Kaosi ka përfshirë sërish një shkollë në Serbi, ku një nxënës ka kërcënuar mësuesit dhe nxënësit se do t’i vriste. Ngjarja ndodhi gjatë mesditës së të mërkurës në një shkollë në komunën e Surcinit në Serbi, por u bë publike këtë të enjte nga mediat serbe.

“B92” raporton se nxënësi 15-vjeçar u përlesh fillimisht fizikisht me shokët e tij dhe më pas i kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë.

Pas zënkës i riu është transportuar në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që policia ka ngritur ndaj tij akuzën e rrezikut të sigurisë.

Kjo ngjarje ka ngjallur frikë dhe panik për shkak të ngjarjes së ndodhur së fundmi në Beograd, ku një adoleshent vrau 8 shokët e klasës dhe rojen e shkollës.