zoom

Lajme

Serbia në alarm/ Zbulohet bombë pranë parlamentit në Beograd

Një bombë, e cila dyshohet se e ka origjinën nga Lufta e Dytë Botërore, ka alarmuar autoritetet serbe.

Mjeti shpërthyes është gjetur pranë Kuvendit të Serbisë ditën e sotme.

Sipas mediave serbe, bomba është gjetur në rrugën Vlajkovićeva pranë Kuvendit të Serbisë teksa bëheshin punime.

Raportohet se bëhet fjalë për një bombë 240 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore, e cila ndodhet rreth tetë metra nën sipërfaqen e tokës.

Aktualisht në terren ndodhen një numër i madh i zjarrfikësve, ndërsa autoritet po punojnë për largimin e saj nga perimetri i Parlamentit.