zoom

Të gjitha

Selena Gomez “kryqëzohet” në rrjet, nuk e konsideroi mike gruan që i dhuroi veshkën

Ndonjëherë një person i dashur na bën dhurata të papritura, por ajo që Francia Raisa i bëri Selena Gomez -it në vitin 2017, nuk i ngjan asnjë tjetër. Kur kjo e fundit vuante nga lupusi dhe shoqja i ofroi të dhuronte veshkën e saj, në një operacion të vështirë transplantimi.

Gomez detajoi betejën e saj me shëndetin e saj në dokumentarin e sapo publikuar , “My Mind & Me”. Këngëtarja, megjithatë, nuk përmendi Raisa-n dhe në një intervistë të fundit me Rolling Stone, Gomez e quajti Taylor Sëift si shoqen e saj të vetme të famshme.

“Unë kurrë nuk përshtatem me grupet e lezetshme të vajzave të famshme. Mikesha ime e vërtetë nga industria është Taylor Swift”, tha ajo. Në të njëjtën intervistë ajo foli edhe për transplantin e veshkës, por as në atë moment nuk e përmendi donacionin që Raisa i bëri asaj.

Mesa duket, Francia ka mbetur e pakënaqur nga kjo dhe ka bërë unfolloë këngëtaren në Instagram. Të dielën, Selena bëri një koment në TikTok duke shkruar: “Më falni që nuk përmenda çdo person që njoh”. Selena dhe Francia kanë qenë mikesha për më shumë se një dekadë.