Aplikacion
Siç tha vetë Bridget Jones, të gjithë e dinë se ditarët janë “plot me histori të pavërteta”, por ata që diktojnë monologët e saj të brendshëm bëjnë gjithashtu filma të mrekullueshëm, sipas BBC.
Renee Zellweger, Hugh Grant dhe Emma Thompson do të ripërsërisin rolet e tyre, në një film të katërt të serisë, “Bridget Jones: Mad About The Boy”.
Filmi do të prezantohet për publikun në SHBA në Ditën e Shën Valentinit 2025, por asnjë datë nuk është shpallur në Britaninë e Madhe.

Filmi e ka marrë titullin nga romani më i fundit i Bridget Jones, i cili u botua në vitin 2013.
Lexuesit ribashkohen me Bridget në të 50-at e saj, nënë e dy fëmijëve dhe e ve pas vdekjes së Mark Darcy (të luajtur nga Colin Firth në filmat e mëparshëm). /ZOOM.AL/