zoom

Lajme

Sarah Berisha dhe DJ PM po bëjnë plane për fëmijë? Reagimi pikant i blogeres: E kam qejf një…

Sarah Berisha dhe DJ PM mund të bëhen prindër së shpejti. Të paktën, blogerja ka pranuar se ndihet gati.

Sarah ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku u pyet nëse ajo dhe PM kanë plane për dasmë. Mirëpo, duket ata dëshirojnë të bëhen prindër fillimisht dhe më vonë të bëjnë një dasmë.

“[Dasma] Nuk e di. Është ndër pyetjet që më bëhet më shumë, kjo dhe për shtatzëninë. Nuk kemi akoma një dasmë në horizont. Në fillim kemi më shumë qejf një bebe, pastaj dasma.

Unë e dua shumë një bebe në këtë moment, mendoj se jam gati. Nëse një fëmijë do vijë, e mirëpresim. Por nga vrulli i jetës stepemi dhe janë shumë pikëpyetje që i bën vetes. Mendoj ‘si do jetë jeta ime kur të bëhem nënë?’ Një frikë tjetër është që ke një përgjegjësi shumë të madhe. Ndonjëherë ndihem pak fajtore sepse duket sikur e kam shtyrë unë…”, thotë ajo.

Sa u përket lajmeve të vazhdueshme të shtatzënisë në media, Sarah tha se mund të jenë nxitur nga ndryshimet që ndodhin zakonisht te vajzat dhe barku i saj mund të ketë qenë pak më i fryrë se zakonisht. /ZOOM.AL/