zoom

Slider

Planet për martesë dhe fëmijë me Dj PM, rrëfehet Sarah Berisha

Sarah Berisha dhe Dj PM prej tre vitesh po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, teksa jetojnë mes Prishtinës e Tiranës.

Blogerja është shprehur se s’kanë ende plane për martesë, ndërsa sa i përket ardhjes në jetër të një fëmije për t’u bërë prindër shtoi se “edhe pak”.

“Për martesë akoma nuk e dimë, ndërsa për fëmijë nuk e di kur ta sjellë Zoti”, tha Sarah Berisha në Kurthin e Piter Pan.

Teksa një nga fëmijët e pyeti “Po ti kur do ta bësh beben?”, ajo shtoi: “Nuk di ta jap këtë përgjigje, edhe pak”.

Ndërsa zbuloi se së shpejti do të zhvendoset në kryeqytetin e Kosovës për të jetuar me PM.

“Akualisht jam tek ura e Kukësit, jam sa në Tiranë dhe në Prishtinë. Nuk e di se kur do të ngulitem në Prishtinë, por edhe pak”, tha blogerja.