zoom

Lajme

Sara Gjordeni ndan momentet e papublikuara gjatë shtatzënisë: Si ta falënderojë Zotin mami?

Sara Gjordeni ndau për herë të parë me ndjekësit momentet gjatë ekos, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla fëmijës që po pret.

Sara ka xhiruar momentin kur në ekranin e ekos shikon fëmijën së bashku me Bardhin dhe e quan atë një shenjë që Zoti i dha se nuk duhet të lejojë veten të mbytet nga ligësia.

“Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?

Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte, Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje! Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet?

Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë. Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime!

Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh … Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”, u shpreh Sara Gjordeni.