Aplikacion
Samsung ka zbuluar teknologjinë e re Privacy Display në modelin e fundit Galaxy S26 Ultra, i cili u prezantua në ngjarjen Unpacked 2026 në San Francisco.
Kjo funksion inovative zëvendëson filmat tradicionalë për privatësi që bllokojnë shikimin e ekranit nga këndet anësore — një zgjidhje shumë e dëshiruar nga përdoruesit.
Si funksionon?
Në vend të një pelikulë fizike, funksioni përdor një orientim të veçantë të pixel-eve të ekranit, ku ato që lëshojnë dritë në anë fiken, duke kufizuar fushën e shikimit. Kjo i bën përmbajtjet e ekranit të dukshme vetëm për personat që qëndrojnë direkt para tij — perfekt për situata si metroja, treni, avioni, apo edhe në zyrë apo ambiente publike.
Veçori të personalizuara:
Përveç funksionit bazë, përdoruesit mund të aktivizojnë Privacy Display vetëm për aplikacione të caktuara — për shembull aplikacionet bankare, WhatsApp, apo galerinë e fotove. Madje mund të mbahet e fshehtë edhe kodi i zhbllokimit, duke ofruar mbrojtje ekstra në rast se pajisja vidhet.
Gjithçka mund të aktivizohet shpejt nga qendra e kontrollit të shpejtë të telefonit, duke e bërë përdorimin të përshtatshëm dhe të shpejtë për çdo ditë./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari