Aplikacion
Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë, e cila nisi ditën e djeshme në orën 19:00 dhe përfundoi në orën 03:30 pas mesnate.
Vendimi në fjalë vjen tre ditë pas protestës që ish-kryeministri organizoi në selinë e Partisë Demokratike.
Si nisi përçarja Basha-Berisha?
Kujtojmë se më 19 maj, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij person non grata. Menjëherë pas këtij vendimi, lideri i PD-së, Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar ish-liderin e PD-së, Sali Berisha, deri në zgjidhjen e çështjes me Amerikën.
Në këtë periudhë, Berisha nisi të organizonte takimet e tij që qëllim kishin rithemelimin e PD-së, duke pretenduar se Basha shkeli statutin me vendimin që mori për ta përjashtuar.
Tom Doshi synon parlamentin 4 vjet pasi u tërhoq nën presionin e Ambasadës Amerikane