zoom

Lajme

Sali Berisha feston 81-vjetorin: Mirënjohje të pakufishme

Sali Berisha feston 81-vjetorin: Mirënjohje të pakufishme

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 81-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka shprehur falënderime ndaj mbështetësve të tij ndër vite, duke i konsideruar ata si pjesë të pandarë të betejave të tij politike dhe jetësore.

“Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!”, shkruan Berisha .

Kreu i PD-së shoqëroi postimin me një imazh krah bashkëshortes së tij, Liri Berisha.