zoom

Bota

Sa fitojnë protagonistët e Sanremo 2024?

Shpesh, nuk bëhet fjalë vetëm për të fituar, por për të marrë pjesë, për t’u vënë re, për të qenë atje, sepse pikërisht nga kjo vijnë më vonë benefitet, si në aspekt të perspektivës, edhe atë të shumës monetare.

I tillë është edhe rasti i Sanremos, evenimenti muzikor më i rëndësishëm italian, që ka edhe një shikueshmëri mediatike të konsiderueshme botërore.

30 këngëtarët që konkurrojnë nuk marrin rrogë reale sepse është një konkurs muzikor.

Megjithatë atyre duhet t’u jepet ai që quhet dëmshpërblim, pra një shumë për rimbursimin e shpenzimeve të jetesës në terren, udhëtimit, etj.. Kjo shifër është e barabartë me 58 mijë euro për të gjithë periudhën, artisti merr një pjesë fikse prej 3.000 euro dhe 5.000 euro për duetet.

Fituesi nuk merr asnjë çmim monetar, por kthimi financiar është i madh më vonë falë famës që ai merr.

Fituesi prezantohet direkt në “Eurovision Song Contest”, një ngjarje e madhe që e çon në majat e botës muzikore. Ai i vitit 2024 do të mbahet në Suedi.

Mirëpo, pas artistëve qëndrojnë gjithmonë kompanitë diskografike që mbajnë barrën sepse duhet të përballen me kosto rreth 100 mijë euro duke marrë parasysh të gjitha shpenzimet. Kjo sqaron se si në terma të drejtpërdrejtë ekonomikë nuk ka asnjë avantazh real për këngëtarët konkurrues.

Prezantuesi i Sanremos, Amadeus Sebastiani
fiton më shumë me një pagë prej 700 mijë eurosh.

Në vijim janë bashkëpritësit me shifra nga 180 mijë deri në 200 mijë euro (shuma më e lartë për Marco Mengonin).

E ngjashme është edhe shifra e Fiorelos që kërkohet me çdo kusht.

Sipas të ardhurave të vlerësuara nga reklamat për vitin, ato mund të arrijnë në 60 milionë euro./ Përshtatur nga mediat italiane