zoom

Bota

“Rusët e pëlqejnë shumë Melanian”/ Trump zbulon çfarë i tha Putin në telefon

“Rusët e pëlqejnë shumë Melanian”/ Trump zbulon çfarë i tha Putin në telefon

Presidenti amerikan Donald Trump ka treguar se presidenti rus Vladimir Putin ka folur me fjalë të mira për bashkëshorten e tij, Melania Trump, gjatë një telefonate mes tyre për çështjen e armëpushimit në Ukrainë.

“Putin më tha: ‘Ata (rusët) e respektojnë shumë gruan tuaj’. U habita”, u shpreh Trump gjatë një deklarate publike. “Thashë me vete, po mua? Mesa duket, ata pëlqejnë më shumë Melanian. Nuk jam i sigurt nëse kjo është mirë apo jo”, shtoi ai me shaka.

Këto komente erdhën pak para se Trump të nënshkruante ligjin “Take It Down”, një nismë e mbështetur nga Melania. Ky ligj ndalon shpërndarjen ose kërcënimin për të publikuar foto ose video intime pa lejen e personit tjetër, përfshirë edhe ato të krijuara me inteligjencë artificiale.

Zonja e parë në një fjalim të rrallë e cilësoi këtë ligj si “një fitore kombëtare” dhe kritikoi ashpër ndikimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale te fëmijët./ Zoom.al

Postime të lidhura