zoom

Sport

Rui Costa zbulon se si “mashtroi” Liverpool-in për transferimin e Nunez

Darwin Nunez hyri në historinë e Liverpool, pasi iu bashkuar klubit nga Benfica për shumën rekord të 100 milionë eurove.

Në fakt, uruguajani ishte një autor i një sezoni fantastik në të cilin shënoi 34 gola në 44 ndeshje për klubin portugez, megjithatë te Benfica kurrsesi nuk e prisnin që të përfitonin një shumë të tillë nga kartoni i 23-vjeçarit.

Së fundmi, janë zbuluar edhe disa mesazhe në Whats App të presidentit të Benficës, Rui Costa i cili thekson se priste një ofertë deri në 45 milionë euro për Nunez, por kur Liverpool ofroi 80, atëherë vendosi të rriste stekën dhe të kërkonte 100 milionë.

“Kur mësuam për interesin e Liverpool ndaj Nunez, menduam se në fillim do të afronin 40-45 milionë euro pasi lojtari ishte autor i një sezoni të shkëlqyer. Por, dy ditë më pas nëpërmjet faksit morëm një ofertë prej 80 milionë eurosh plus bonues. Të gjithë shpërthyem në të qeshura dhe i thashë asistentit t’i kthente përgjigje Liverpoolit.

Ja bëra të qartë se duhej të kërkonte 100 milionë euro plus bonuse. Në mëngjes, nga Liverpool mbërriti një ofertë e cila shkonte në total 100 milionë euro duke plotësuar dëshirën tonë. Bota është çmendur dhe imagjinoni se ne akademinë tonë kemi sulmues edhe më të mirë se Nunez. I thashë asistentit të hapte shampanjën, dukej sikur sapo fituam lotarinë”, tregon Rui Costa. /zoom.al/