Aplikacion
Kryeministri Edi Rama hodhi të mërkurën në mbrëmje një postim të diskutueshëm në Instagram. Ai postoi një foto të tijën me efekt pasqyrë, si ilustrim i një dialogu me veten. Ishte një bisedë që, edhe pse me vetëm dy fjali, e ka stërmundur aq shumë kryetarin e qeverisë, saqë nuk ka mundur ta mbajë më përbrenda.
Kështu që vendosi ta ndajë me qytetarët; me ata që i kërkojnë të ikë nga pushteti se i ka zënë frymën vendit dhe me ata që duan të qëndrojë për të mos humbur privilegjet që u ka dhënë pushteti i tij.
“- Do ikësh?
– Jo, nuk kam mbaruar punë akoma!”
Ky ishte teksti i fotos. Por më shumë se dilema e tij shekspiriane, e pazakonta e këtij postimi ishte mënyra për ta shprehur si dialog të brendshëm me unin.
Interneti shpërtheu menjëherë në fantazi, ironi e tallje. Aq fort frymëzoi në këtë drejtim ky postim i çuditshmëm, saqë për herë të parë pamë edhe kryetarin e PD, Lulzim Bashën të reagonte me një meme.
Më poshtë Zoom.al po ju ofron një kolazh të memeve që prodhoi postimi dilematik i kryeministrit.
View this post on Instagram
E sigurisht, aty ku mundet të gjejë terren, rrjeti nuk i kursen aspak meme-t. Kështu nisi argëtimi virtual dhe shfrenimi i imagjinatës:







“Kur vjen momenti i negociatave….”

Tundimit të një meme-je nuk i shpëtoi për herë të parë as kryedemokrati Lulzim Basha.
View this post on Instagram
Madje edhe për vetë këtë pati një tjetër meme:

Tensione në tubimin para Kuvendit. Protestuesit heqin gardhin metalik, hedhin vezë e domate