zoom

Stil

Rrjetet sociale kanë 50 efekte negative

Rrjetet sociale kanë 50 efekte negative

50 efekte negative kanë rrjetet sociale, dhe jo të gjitha janë të lidhura me shëndetin mendor. Identifikimi I tyre mban firmën e një studimi Australian të Universitetit të Teknologjisë në Sidnei.

Ankthi, depresioni, ngacmimet, nxitje negative, nxitje ndaj vetëvrasjes, cybertalking, rrugaçëri, xhelozi, mbingopje informacionesh, shpesh të panevojshme e mungesë sigurie. Këto janë efektet më negative të rrjeteve sociale, por nuk mbeten pas edhe dhunimi i privatësisë, gënjeshtra, konflikti dhe risqet financiare.

Në kompleksitet problemet e lidhura me përdorimin e rrjeteve sociale janë të sferës mendore, impakti negative mbi profesionalizmin dhe punën, rendimenti shkollor dhe siguria.

Sipas kërkuesve në shifra makro, tendenca e rrethit vicioz të mediave sociale janë bërë kërcënim për njeriun, veçanëirsht në ato raste kur krijohet varësi ndaj tyre dhe pamundësia për të kontrolluar sjelljet në to. Studimet e mëtejshme do të fokusohen në politikat që të bëjnë të mundur reduktimin e pasojave negative të tyre.