zoom

Politikë

Rriten tensionet te Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Vokshi-Ndrecës: Po më kërcënon…?

Rriten tensionet dhe akuzat në mbledhjen e Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi, pati disa diskutime me sekretarin Klevis Xhoxhi dhe nënkryetarin Plarent Ndreca.

Tema e cila shkaktoi tension ishte ajo e kërkesave të dorëzuara për informacion dhe propozimet e ekspertëve të të dy palëve. Nuk munguan akuzat për njëanshmëri dhe kërcënime, teksa debatet ende vijojnë.

Ndreca i kërkoi Albana Vokshit të sillet si kryetare e komisionit, si dhe i kujtoi që nuk është në mbledhje partie.

“Mezi durove një orë për t’u hequr si e paanshme. E vërteta është që ju jeni iniciatorët e komisionit hetimor, por nuk mund të vijoni të vetëm, duhet të respektoni vendimin e parlamentit. Kërkesat për informacion janë në funksion të planit. Kërkesat paraprake s’kanë më sens. Jemi në pikën kur miratohet Plani Hetimor pastaj vijohet me provat. Mos ndërhy se është thyerje etike. Mos iu mbivendos fjalës time. A mund të silleni si kryetare e këtij komisioni, nuk jemi në mbledhje partie. Miratohet Plani i Hetimit sipas propozimit të ekspertëve”, deklaroi Ndreca.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Nuk kemi ardhur këtu për t’u tallur, bëhuni pak seriozë.

Klevis Xhoxhi: Anëtarët të njihet me gjërat që të jetë i bindur për atë që do të diskutohet.

Vokshi: Kërkesat për informacion i janë dërguar Sekretarit Xhoxhi nga sekretarja.

Kërkesat që janë shqyrtuar nga ekspertët. Nëse nuk i keni lexuar tregon që nuk jeni të përgatitur. Kërkesat kanë tre javë. Ekspertët tuaj kanë punuar, janë bërë disa vërejtje. Nuk mund të thoni që nuk jemi njohur.

Ndreca: Kërkesat bëhen kur ekspertët po punojnë për planin e hetimit. Që është dorëzuar. Pa u miratuar plani kërkesat janë pa sens. Sot nuk kemi një kërkesë të miratuar nga të dy palët ekspertëve.

Vokshi: Dakordësia është këtu.

Ndreca: Duhet të kishim një kërkesë të dakordësuar që të binim dakord menjëherë këtu.

Vokshi: Tentativa juaj për të vonuar punën ka kaluar cdo limit.

Ndreca: Do t’i miratosh apo jo?

Vokshi: Ça është ky, kërcënim?

Ndreca: Do dakordësinë tonë apo jo? Se po bëjmë debate bazike. /ZOOM.AL/