zoom

Aktualitet

Rriten sërish infektimet me koronaviorus në vendin tone

 

Infektimet me koronavisur janë rritur sërish në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 2030 testime të kryera janë konfirmuar 139 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi edhe 3 qytetarë të tjerë, duke e çuar në 3,472.

 

 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,030 testime per koronavirus, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë, në këto bashki: 49 në Tiranë, 21 në Fier, 11 në Sarandë, 8 në Berat,  6 në Shkodër, 4 në Gramsh, 3 në Mirditë, Durrës, Kamëz, Delvinë, Korçë, 2 në Kurbin, Patos, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër.

Janë 2,211 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë me koronavirus, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 67 vjeç, një qytetar nga Tirana 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 84 vjeç.

Janë shëruar 431 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,019 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (01 Mars 2022)

Raste të reja ditore          139

Të shëruar në 24 orë        431

Të shtruar në spitale          45

Humbje jete në 24 orë        3

Testime ditore                2,030

 

Testime totale               1,745,320

Raste pozitive                 271,702

Raste të shëruara           266,019

Raste Aktive                        2,211

Humbje jete                         3,472

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë               647

Fier                   311

Elbasan             297

Lezhë               180

Vlorë                174

Berat                150

Kukës               127

Shkodër           104

Durrës              91

Gjirokastër      67

Korçë               50

Dibër                13