zoom

Bota

“Rrëzohet” qeveria britanike – Gjykata e Lartë: Dërgimi i emigrantëve në Ruanda, i paligjshëm

Qeveria britanike ka marrë një goditje nga Gjykata e Lartë, e cila e konsideron të paligjshëm planin e saj për të dërguar emigrantët e paligjshëm në Ruanda.

Me këtë vendim, gjykata refuzoi planet e qeverisë për të dëbuar në Ruanda njerëzit që kërkojnë azil.

Trupa gjykuese e përbërë nga pesë gjyqtarë mbështeti një vendim të Gjykatës së Apelit atje, sipas të cilit ka një rrezik real për emigrantët nëse çohen në Ruanda sepse nuk është një vend i sigurt dhe se autoritetet britanike nuk do të ishin në gjendje t’iu japin refugjatëve siguri në një vend të tretë.

Pas këtij vendimi, qeveria britanike duhet të mendojë për një plan tjetër sesi të ndalojë varkat e paligjshme me emigrantë dhe të ulë numrin e azilkërkuesve në vend.