zoom

Bota

Rrëzohet avioni, humb jetën piloti

Rrëzohet avioni, humb jetën piloti

Një aksident fatal ajror ka tronditur këtë mëngjes rajonin e Balıkesir, në Turqi, ku një avion F-16 i Forcave Ajrore Turke ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë, piloti i mjetit ka humbur jetën, konfirmoi prefekti i rajonit, Ismail Ustaoglu.

Avioni ishte pjesë e skuadrës së Bazës Ajrore të Balıkesir, ndërsa rrethanat e rrëzimit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po hetojnë në terren për të përcaktuar shkaqet, duke përfshirë të gjitha mundësitë – nga një defekt teknik tek gabimet njerëzore gjatë fluturimit.

Rrëzimi ka ndodhur në autostradën Izmir–Stamboll, duke shkaktuar mbyllje të përkohshme të rrugës dhe bllokime të trafikut. Ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht për të larguar mbeturinat dhe për të rikthyer qarkullimin normal./ Zoom.al

Postime të lidhura