zoom

Bota

Rrezik për krizë ushqimore, Zelensky: Ukraina mund të humbasë dhjetëra ton drithëra

Ukraina mund të humbasë dhjetëra milionë tonë drithë për shkak të bllokadës së Rusisë në portet e saj në Detin e Zi, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.

“Rusia nuk i lejon anijet të hyjnë apo të dalin, ajo po kontrollon Detin e Zi. Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë”, tha udhëheqësi ukrainas në një intervistë në televizionin australian.

Ukraina dhe Rusia luajnë rol kyç në prodhimin botëror të ushqimit, duke përfaqësuar 53% të tregtisë globale në vaj luledielli dhe fara, dhe 27% në grurë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, shqetësimet po rriten, pasi lufta mund të shkaktojë një krizë ushqimore që do të prekë Evropën, Azinë dhe Afrikën.

Javën e kaluar, shefi ekzekutiv i kompanisë norvegjeze Yara, një nga prodhuesit më të mëdhenj të plehrave në botë, paralajmëroi se ndikimi i luftës në Ukrainë do të ishte “dramatik” për sigurinë globale të ushqimeve.