Aplikacion
Për të shmangur abuzimet, pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje do të bëhet e shoqëruar me foto dhe do të plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. “Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 3743, datë 10.7.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve, të ndryshuar), pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. Pikat e shitjes se aboneve te përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.
Për t’u ardhur në ndihmë studentëve, Bashkia bën me dije se pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e hapura posaçërisht, sikurse janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga “Ludovik Shllaku”; kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”; kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”, si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”.
Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton.
U bojkotua nga mediat?/ Moderatorja tregon si ndërroi mendje Lapaj: Më sulmojnë poshtë brezit