zoom

Stil

Rrëfimi i papritur i Shakirës: E mora vesh nga media se më kishin tradhtuar

Në shqip themi, “kur të vijnë, hapu derën!” Kështu ka ndodhur me Shakirën, ku, ndërsa përballej me sëmundjen e babit në spital, ka marrë vesh nga mediat lajmin se Gerard Piqué po e tradhtonte. Ajo ka dhënë një intervistë pak pasi mediat dhanë lajmin se ish bashkëshorti po martohet me të dashurën e tij Clara Chía.

Çfarë ka thënë Shakira?
Gjithçka ndodhi menjëherë. Shtëpia ime po shkatërrohej. Po mësoja përmes shtypit se isha tradhtuar ndërsa babai im ishte nën kujdes intensiv për shkak të sëmundjes. Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të. Nuk mund të flisja me të, apo të shkoja te miku im më i mirë për këshillat që kisha aq shumë nevojë. Babai im është shembulli më i madh i qëndrueshmërisë dhe nëna ime ka qenë pranë tij ditë e natë. Ata të dy kanë qenë një reflektim i asaj ëndrre që nuk u realizua për mua. Por shpresoj që ata të jenë për fëmijët e mi model i dashurisë, durimit në marrëdhënie, përkushtimit absolut dhe dëshirës për jetën.