zoom

Lajme

2.500 franga një foto me Xhakën. UEFA gjobit 10-vjeçarin shqiptar

2.500 franga është gjobitur nga UEFA një 10-vjeçar nga Kosova, pasi bëri një selfie me Granit Xhakën.

Më 18 nëntor 2023, Zvicra po luante një ndeshje kundër Kosovës. Driton Sejdaj ishte në stadium me dy djemtë e tij, njërin 14 vjeç dhe tjetri 10 vjeç.

Pasi Sejdaj shkoi të blinte pije aty afër në stadium, djali i tij 10-vjeçar shfrytëzoi rastin, i iku edhe sigurimit duke vrapuar dhe u drejtua te Granit Xhaka. Qëllimi i tij ishte t’i merrte fanellën Xhakës, gjë që nuk ia arriti, por bëri një foto.

Babai i të miturit tregoi se posta ia ka dërguar një dënim mbi 2 mijë e 500 franga, për shkak se djali i tij kishte hyrë “në mënyrë ilegale” në fushën e blertë.
Sejdaj tha se fotoja e djalit të tij me Xhakën mbetet një kujtim mjaft i mirë, dhe se situatën e ka marrë me sportivitet, edhe pse konsideron se dënimi ka qenë paksa i ekzagjeruar.