zoom

Slider

Rrëfimi befasues i “Stresit”: Zysha e klasës së parë më ka rrahur shumë, shkak bindjet e familjes!

Këngëtari i repit Arkimed Lushaj, i njohur dhe me emrin e artit “Stresi”, ka rrëfyer një episod dhune kur ndiqte klasën e parë.

Në një rrëfim për Rozana Radin, ai shprehet se mësuesja e tij në klasën e parë e ka dhunuar, sepse sipas tij ka pasur kundërti me familjen e tij, për shkak të bindjeve politike.

“Në klasë të parë, zysha Xhemile Kanani më ka rrahur shumë se ishte kundër familjes time dhe lëvizjes… më ka rrahur jashtëzakonisht dhe ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Unë jam rrahur shumë nga ajo mësuese, pastaj në klasë të dytë e mbaj mend babanë që vinte më merrte te shkolla dhe më pas u desh të shkëputeshim për arsye politike…”, rrëfen Stresi. /ZOOM.AL/