Aplikacion
Sigurisht që në tapetin e kuq kanë parakaluar edhe delegacioni shqiptar, në krye me këngëtaren që sivjet përfaqëson vendin në Eurovision me këngën “Sekret”.
Ronela u shfaq në ceremoninë hapëse të mbajtur në “La Venaria Reale” me një veshje tejet ekstravagante, që përfshinte një fustan blu dhe një kapele të madhe në kokë.
Veshja e cila mesa duket ka marrë frymëzim nga stili aziatik, ka bërë që paraqitja e këngëtares të komentohet shumë në rrjetet sociale. Për këtë është kujdesur stilisti i njohur nga Kosova, Festim Isufi.
Ronela përndryshe do të ngjitet e para në skenën e madhe të Eurovision 2022 në mbrëmjen e parë gjysmëfinale të 10 majit, ku do të performojë live këngën e saj “Sekret”, me shpresën për ta kualifikuar vendin e saj në finalen e madhe të 14 majit. /L.K
/Zoom.al