zoom

Të gjitha

Ronela Hajati nis përgatitjet për në Eurovision

Ronela Hajati ka nisur përgatitjet e para për në Eurovision. Pas fitores në Festivalin e Këngës, Ronela bëri me dije se do të ripërpunonte këngën Sekret dhe për këtë do të bashkëpunonte me tre producentë të huaj. Sot, ajo ka zbuluar se ka udhëtuar drejt Londrës për të përpunuar këngën ashtu siç kishte premtuar.

Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, këngëtarja ka zbuluar se do të takojë një nga producentët që ka pasur ëndërr të bashkëpunojë. Në një intervistë që dha pasi fitoi përballë Alban Ramosaj, Ronela ka zbuluar se performanca në Torino, ku do të mbahet festivali, do të jetë krejt ndryshe nga Festivali i Këngës.

Nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën, si tre individë të ndryshëm, që këndojnë tre këngë të ndryshme. Klipi do të jetë dua ta sjell si mistike, e rrallë, ndërsa performanca do të jetë shumë commerce, dua të bëj diçka as evropiane, diçka si latino amerikanët, dua të sjell një gjë që të shkaktoj shumë polemika.”, u shpreh këngëtarja.