zoom

Lajme

Ronela Hajati në një romancë? Foto me mashkullin misterioz bëhet virale

Ronela Hajati në një romancë? Foto me mashkullin misterioz bëhet virale

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka befasuar ndjekësit me një postim të papritur në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë një mashkulli misterioz. Fotoja, e realizuar në një ambient plazhi, ka ndezur menjëherë spekulimet mbi jetën e saj private.

Në imazhin që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, Ronela duket e buzëqeshur pranë një djali, identitetin e të cilit është kujdesur ta mbajë të fshehtë – në foto duken vetëm flokët e tij. Ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim përmes përshkrimit apo ndonjë tag, duke lënë gjithçka në dorë të interpretimeve.

Pavarësisht mungesës së fjalëve, kimi e dukshme mes tyre ka bërë që ndjekësit të aludojnë për një lidhje të re dashurie. Komentet poshtë postimit janë mbushur me urime për çiftin e supozuar.

Ronela është e njohur për ruajtjen e privatësisë kur bëhet fjalë për jetën sentimentale, duke preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Postime të lidhura