zoom

Të gjitha

A$AP Rocky arrestohet në Los Angeles / Mbi reperin rëndojnë disa akuza

A$AP Rocky është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit. Reperi i famshëm sapo kishte arritur në SHBA nga Barbadosi me avionin e tij privat, ku i kaloi pushimet me Rihanna, kur u arrestua nga policia e Los Angelesit. Ai akuzohet për sulm me armë zjarri.

Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, ishte nën hetim për të shtënat e 6 nëntorit në Hollywood. Viktima tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 dhe më pas ka kërkuar tretman mjekësor për lëndim të lehtë.

Rasti do t’i paraqitet Zyrës së Prokurorit të Qarkut të Los Angelesit për shqyrtim. Rocky 33 vjeç dhe Rihanna, 34 vjeç, njoftuan në janar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë./L.K

/Zoom.al