zoom

Sport

Rivaldo shpjegon arsyen përse nuk mori pjesën në funeralin e legjendës Pele

Ish-sulmuesi i Brazilit, Rivaldo, ka zbuluar përse nuk mori pjesë në funeralin e legjendës Pele, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Rreth 230 mijë njerëz morën pjesë në ceremoninë mortorë në Santos, për të nderuar vdekjen e tri herë fituesit të Kupës së Botës, por Rivaldo nuk ishte njëri prej tyre pasi ai shpjegoi mungesën e tij:

“Edhe sikur të isha në Brazil, nuk jam i sigurt nëse do të shkoja në ceremony edhe pse e di që Pele ishte më i miri i të gjitha kohërave. Nuk më pëlqen të bëj homazhe në këtë kohë, nuk jam kundër askujt që dëshiron ta bëjë këtë. E takova Pelen, pata disa biseda me të dhe pata rastin ta nderoj kur ishte gjallë. Kam shfaqur dashurinë dhe admirimin tim për të në çdo moment dhe ai gjithmonë më falenderonte për këtë. Askush nuk do ta ndryshojë respektin dhe admirimin që kisha dhe vazhdoj të kem për të, pavarësisht se nuk shkova në homazhe. Nderimi më i mirë është kur është gjallë, dhe këtë e bëra dhe e kam ndërgjegjen shumë të pastër”, është shprehur Rivaldo. /zoom.al/