zoom

Bota

Rinisja e luftimeve, shkon në 32 numri i të vdekurve në Gaza. Katari: Negociatat vazhdojnë

Shkon në 32 numri i viktimave nga sulmet izraelite në Gaza të premten, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, kurse numri i të plagosurve ka shkruar në 10.

Sipas Dr. Ashraf Al-Qudra, shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë.

Një deklaratë nga Ministria e Brendshme e kontrolluar nga Hamasi tha se sulmet izraelite kishin rifilluar në të gjithë Gazën të premten në mëngjes pas përfundimit të një armëpushimi të përkohshëm midis grupit militant dhe Izraelit.

Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë pavarësisht rifillimit të armiqësive, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit. “Negociatat mes dy palëve po vazhdojnë me qëllim kthimin në një pauzë”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se “bombardimi i vazhdueshëm i Rripit të Gazës në orët e para pas përfundimit të pauzës ndërlikon përpjekjet e ndërmjetësimit dhe përkeqëson katastrofën humanitare në rrip”. Sakaq ministra i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të lëvizë shpejt për të ndaluar dhunën”.

Sipas deklaratës, Katari dënon çdo shënjestrim ose zhvendosje të detyruar të civilëve në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për të siguruar rrjedhjen e papenguar të ndihmave në rrip. /ZOOM.AL/