zoom

Të gjitha

Dhimbjen e mbulon me buzëqeshje/ Fjoralba Ponari flet për herë të parë

Humbja e nënës duket se i ka dhënë më shumë forcë për të vazhduar përpara. Fjoralba Ponari nuk tregoi detaje të mëtejshme, por e kaloi këtë periudhë të vështirë në privatësi me familjarët e saj.

Moderatorja realizoi një intervistë virtuale në “Insastory”, ku një ndjekëse e kishte pyetur:

“Sa mendon se do i mbash të zezat? Unë jam ende me të errëta, jo të zeza, por mendoj se është shumë personale dhe asnjë ngjyrë në rroba nuk rrit dhe as zvogëlon dhimbjen që ti ndjen. Fundja mund të veshësh gjithë ngjyrat e ylberit dhe shpirtin ta kesh po plagë”.- shkruan Fjoralba.

Rikujtojmë se Fjoralba foli për herë të parë për ndarjen e nënës së saj nga jeta në moshën 54-vjeçare në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u shpreh se duhet gjetur forca për t’u ringritur dhe për të frymëzuar të tjerët.

“Është një dhimbje që është e imja, jeta vazhdon, duhet gjetur forca për t’u ringritur, për të frymëzuar të tjerët”, tha mes lotësh moderatorja./L.K

/Zoom.al