zoom

Sport

Rikthehet Hysaj i vërtetë, mediat italiane vlerësojnë paraqitjen e shqiptarit ndaj Milanit

Elseid Hysaj konfirmon edhe ndaj Milanit formën e tij të mirë që po kalon në këtë fillim viti.

Mbrojtësi shkodran i është rikthyer niveleve të tij të larta dhe kjo dallohet në ndeshjet e fundit që ka zhvilluar me fanellën e Lazio-s.

Hysaj bëri një paraqitje pozitive kundër Milanit, duke mos pasur probleme në mbulimin e Messias-it dhe Leaos.

Tuttomercatoweb e vlerëson me notën 6.5 paraqitjen e lojtarit shqiptar, të cilin e konsideron si thelbësor.

Media italiane thekson edhe ndërhyrjen e bërë kundër Leaos, e cila mbart një rëndësi të madhe për faktin se mund të shmangte një gol të sigurt për Milanin.

“I konfirmuar pas paraqitjeve të fundit të mira. Nuk të vjedh syrin, por është thelbësor. Ai i lejon pak Messias-it, një ndërhyrje që shpëton rezultatin ndaj Leaos”, shkruan Tuttomercatoweb.

Vlerësime edhe nga Sport Mediaset dhe Corriere dello Sport që e vlerësojnë me notën 6.5.

“Është autoritar në krahun e majtë dhe nuk lë hapësira duke bllokuar kundërsharin. Bën një ndërhyje shpëtimtare duke larguar një top në vijë fatale. Paraqijte mjaft e mirë”, shkruan Corriere dello Sport. /zoom.al/