Aplikacion
Autoritetet shqiptare kanë nisur një fazë të re në luftën kundër krimit të organizuar, duke rikthyer regjimin e posaçëm të sigurisë “41 Biss”.
Burime bëjnë me dije se është hartuar një listë me të paktën 27 persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët pritet të izolohen në kushte të posaçme në burgjet ku vuajnë dënimin.
Në listën paraprake përfshihen emra të njohur të botës kriminale në vend, mes tyre Safet Bajri, Laert Haxhiu, Redian Rraja dhe Lulzim Berisha. Sipas raportimeve, përfshirja e tyre lidhet me dyshime për komunikime të paligjshme, ndikim kriminal nga ambientet e burgut apo incidente të ndodhura kohët e fundit.
Masa ndaj Bajrit lidhet me episodin e dronit të raportuar pranë institucionit ku mbahej, ndërsa emra të tjerë janë përfshirë pas dyshimeve për përdorim telefonash celularë dhe lidhje të vazhdueshme me grupet kriminale jashtë burgut.
Regjimi “41 Biss”, i frymëzuar nga modeli italian, konsiderohet një nga format më të ashpra të izolimit penitenciar. Ai parashikon kontroll të vazhdueshëm, kufizim ekstrem të kontakteve me jashtë, monitorim të fortë dhe ndarje totale nga të burgosurit e tjerë, me synimin për të ndërprerë çdo aktivitet apo urdhër kriminal që mund të vijë nga qelitë e burgut./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore