zoom

Të gjitha

Rihanna provokon “me të zeza”

Rihanna nuk resht së provokuari fansat as tani që është shtatzënë. Ajo “ndezi” ndjekësit e saj në Instagram me një set të ri fotosh, që e titullon “gjithçka e zezë në çdo gjë”, ku shfaqet e veshur nga koka tek këmbët me të zeza, por duke provokuar me ekspozimin e barkut të fryrë dhe më tej. Gjithçka duket nuk ka nevojë për koment.

Më herët gjatë këtij muaji, mediat njoftuan planet e yllit të muzikës Pop për martesë me reperin e famshëm Asap Roki që është edhe babai i fëmijës që pret.

Mediat britanike shkruajnë se planet janë për një dasmë të madhe në Barbados, origjinën e Rihanës. Gjithsesi, data ende nuk është përcaktuar, por e sigurt është se ceremonia do të organizohet pas lindjes së foshnjes.

33-vjeçarja që këtë muaj feston ditëlindjen ende nuk e ka bërë të ditur publikisht gjininë e fëmijës që pret, por në rrjetet sociale më tepër dyshohet për një vajzë.