zoom

Të gjitha

Revoltohet Olta Gixhari! Gjobitet nga policia, aktorja ka një pyetje publike për kryebashkiakun

Në muajin gusht të vitit që lamë pas, aktorja e njohur Olta Gixhari solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

Që para lindjes së vogëlushit, aktorja u zhvendos në Spanjë te partneri i saj, ku kaluan karantinën së bashku e më vonë u bënë prindër për herë të parë. Kohët e fundit ajo është kthyer në Shqipëri, ku do të qëndrojë për pak kohë.

Së fundmi, atë e ka revoltuar diçka dhe ka zgjedhur që ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram. Aktorja ka treguar se është gjobitur pasi ka parkuar makinën poshtë shtëpisë së saj dhe e nxitur nga ky rast i drejtohet me një mesazh publik kryebashkiakut të Tiranës për një zgjidhje se ku mund ta parkojë tjetër.

“Kam një muaj që parkoj këtu dhe sot mora gjobë! Të lutem më jep një zgjidhje se unë nuk mund të kaloj jetën duke u gjobitur poshtë shtëpisë çdo ditë ose duke paguar çdo orë. Ku të parkoj se kam një bebe që më pret në shtëpi? Vështirësi e madhe të shkosh në shtëpi”, ka shkruar ajo.