zoom

Të gjitha

Aktorja e Hollywood-it gjobitet nga policia (FOTO)

Aktorja amerikane Vanessa Hudgens është fotografuar duke dërguar mesazhe në celular, teksa drejtonte makinën e saj në Los Angeles. Në fotografitë e publikuara në media, aktorja amerikane shihet duke qeshur teksa flet me një polic dhe i jep atij patentën.

Thuhet se aktorja sapo kishte dalë nga palestra në momentin kur u kap duke përdorur celularin. Në Kaliforni nuk lejohet që të përdoret celulari apo ndonjë pajisje e ngjashme elektronike teksa je në makinë dhe për këtë arsye aktorja ka marrë një gjobë. Sipas ligjit në Kaliforni celulari mund të përdoret vetëm pa e prekur me duar, përshembull duke përdorur spikerin e telefonit që të vazhdosh komunikimin.

Kujtojmë se Vanessa Hudgens është në një lidhje me lojtarin e famshëm të bejsbollit, Cole Tucker, me të cilin u njoh përmes Zoom-it. Në një intervistë të dhënë më herët për Entertainment Tonight, aktorja rrëfeu se romanca e tyre nisi nëntorin e kaluar.

“Unë dhe Cole u takuam në një grup meditimi në Zoom. Shumë rastësisht, po. Ai është thjesht perfekt për mua. Jam me të vërtetë e lumtur. Mendoj se është e rëndësishme të jesh mirënjohës për gjithçka që ke në jetë. Unë e kam bërë atë një përparësi dhe ndihem sikur thjesht magjia po ndodh më shumë.”, tha aktorja.