Aplikacion
Shkon në dy numri i viktimave, si pasojë e një sulmi me makinë në Gjermani.
Mediat e huaja raportuan se një nga të plagosurit ndërroi jetë disa orë pasi një makinë mori përpara turmën e njerëzve në qytetin Mannheim.
Autor i sulmit është një 40-vjeçar gjerman, i cili u vu në pranga nga policia.
Motivet e ngjarjes nuk janë zbardhur ende nga autoritetet, ndërsa u bëhet thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Sulmi ndodhi ndërsa njerëzit ishin grumbulluar për të festuar sezonin e karnavaleve. Një makinë e zezë iu drejtua turmës me shpejtësi duke lënë dy të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.
Si Lautaro shkaktoi skandal në dhomën e zhveshjes së Argjentinës

