zoom

Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi 5 ditë më parë Japoninë. Sipas mediave lokale, të cilat citojmë burime pranë autoriteteve deri tani 110 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 516 kanë mbetur të plagosur.

Shërbimet e urgjencës janë ende në kërkim të 222 personave të cilët rezultojnë të zhdukur.

Dëmet më të mëdha u shkaktuan në prefekturën Ishikawa, ku më shumë se 250 shtëpi u shkatërruan dhe zjarret shkatërruan rreth 300 ndërtesa të tjera.

Rajoni vazhdon të ketë mungesë të energjisë elektrike, ujit dhe karburantit. /ZOOM.AL/