zoom

Lajme

Rekord pas rekordi, askush tjetër si Lionel Messi. 45 trofe, 10 finale me Argjentinën, 6 të fituara

Leo Messi është një kampion i lindur dhe vijon të thyejë rekorde, edhe pse po i afrohet të 40-ve.

Megjithëse nuk arriti dot ta mbyllte ndeshjen finale ndaj Kolumbisë, për shkak dëmtimi serioz, ai sërish arrtit të thyejë një tjetër rekord.

Dhe pse në moshën 37-vjeçare, Messi kujdeset që koleksioni i trofeve të shtohet. Kështu pasi Argjentina fitoi “Copa America”, Messi numëron 45 trofe në karrierë. Askush nuk është si ai. Dani Alves e ndjek me 43 trofe, teksa egjiptiani Hossam Ashour e ka mbyllur në kuotën e 39 trofeve.

Argjentina po ashtu vendosi rekord me fitoren 1-0 në finale kundër Kolumbisë. Kombëtarja “albiceleste” numëron 16 “Copa America” si askush tjetër. Uruguai ndjek me 15 trofe. Madje me rekord edhe në fitimin e tij, dy herë radhazi.

Një epokë e artë kjo e 3 viteve të fundit për Argjentinën. Kupa e Botës që u fitua në Katar rreth 2 vite më parë ishte kulmi deri tani, ndërsa cikli nuk është mbyllur ende. Messi shënon 10 finale të rëndësishme personale në 19 vite me kombëtaren, që nga 2005 kur fitonte Botërorin U20 për Argjentinën dhe më pas me Olimpiadën e 2008, medalje ari, Kupa e Amerikës më 2021 ndaj Brazilit, Botërori i Katarit më 2022 ndaj Francës, Finalissima më 2023 ndaj Italisë dhe aktualisht Copa America ndaj Kolumbisë.

Messi ka fituar 6 finale në karrierën e tij dhe ka humbur 4 të tilla. Të katërta të rëndësishme, 3 finale të Amerikës Latine: më 2007 ndaj Brazilit, 2015 ndaj Kilit, 2016 po ndaj Kilit dhe më 2014 finalen e Botërorit ndaj Gjermanisë. Aktualisht ka fituar 1 Kupë Bote, 2 Copa America dhe një Finalissima në nivel të lartë, që pasohen nga medalja e artë në Olimpiadë dhe Botërori U20. /ZOOM.AL/