zoom

Bota

Rekord! Biletat për “Eurovisionin” shiten brenda një ore

Na ndajnë rreth një muaj nga “Eurovision Song Contest” dhe duket se publiku po e pret me padurim.

Sipas organizatës, bëhet me dije se biletat në Torino janë shitur menjëherë. Pra, të gjitha biletat për dy gjysmëfinalet dhe finalen janë shitur brenda një ore e gjysmë.

Ndërsa, kanë mbetur edhe pak bileta për shfaqjet e provave. Gjithsej 7,000 bileta janë në dispozicion për secilën nga nëntë shfaqjet në sallën e ngjarjeve PalaOlimpico Çmimet variojnë nga 20 deri në 350 euro.

Kujtojmë që Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja, Ronela Hajati me këngën “Sekret”, e cila do të performojë e para më datën 10 maj