zoom

Slider

Regjisori Edmond Prifti rrëfen se e shantazhuan dhe ia kthyen profilin e Facebook në faqe erotike

Shantazhi nëpërmjet mediave sociale, kryesisht rrjeteve si Facebook apo X, u diskutua si temë dhe në “News24”.

Ishte Regjisori Edmond Prifti tregoi dhe peripecitë që ka kaluar dhe po kalon pasi i hakeruan Facebook-un.

“Më erdhi në fillim në qershor një paralajmërin në email që adresa ime e facebook-ut po më hakerohej por nuk e pashë dot në kohë.

Më pas adresa u hakerua, vajta te drejtoria e krimit kinebertik të cilët u munduan por se kthyem dot, në shtator vajta në prokurori ku prokurori më tha që nuk kuptoj asgjë nga këto. Më pas u zbulua që ishte sulmuar nga hakera në “Dark Web”, të cilët si e thatë dhe ju e kthyen në faqe erotike”, tha regjisori.

Gjatë bisedës gazetarja e kronikës Aida Topalli tregoi sesi paraqitet situata në Shqipëri.

“Në vitin 2023 kemi 43.2 % më shumë raste shantazhi krahasuar me vitin 2022, gjithashtu dhe përndjekja është rritur me 23.3% më shumë pavarësisht se është shtuar puna e policisë sërish kemi shtim rastesh.

Nuk ka burime njerëzore në polici për të përballuar këtë fluks lajmesh”, shtoi Topalli. /ZOOM.AL/