zoom

Aktualitet

Raporti “nxin” Shqipërinë: Vend i pushtuar nga rrjete kriminale që bashkëpunojnë me shtetin

Indeksi Global i Krimit të organizuar, është një mjet botëror që vlerëson nivelet e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërisë ndaj veprimtarisë kriminale të organizuar. Ai përfshin në renditjen e tij të gjitha shtetet anëtare të OKB-së. Pra, gjithsej 193 vende. Sipas Indeksit Global të Krimit, Shqipëria vendi ynë merr një “shuplakë të fortë” në lidhje me krimin e organizuar dhe përpjekjet e pakta për ta luftuar atë, pasi renditet e 57 në 193 vendet e botës.

Për sa i përket Shqipërisë, ky indeks tregon se vendi ynë “dominohet nga rrjete kriminale të mbivendosura dhe aktorë të stilit mafioz familjar. Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik. Ata e kanë pozicionuar veten si disa nga organizatat kriminale më të fuqishme në Evropë.

Një prej cilësimeve që ky indeks i jep kriminalitetit në Shqipëri, është se e quan të dhunshëm, në një bashkëpunim të mirë me zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit, të emëruar shpesh në pozicione politike në nivele të ndryshme brenda aparatit shtetëror, si dhe me aktorët e huaj, veçanërisht mafien siciliane, si dhe grupet kriminale të organizuara turke. Fakti që reagimi qytetar është vlerësuar gjithashtu me notë te ulët, tregon humbjen e besimit tek institucionet, ndërsa tregues i kësaj është fakti që nga viti 2008 nga vendi janë larguar 700 mijë qytetarë.