Aplikacion
Raporti i EurActiv, citon raportin për Krimin dhe Drogën nga OKB për vitin 2022.Në raportin e saj thuhet se Shqipëria është ndër prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në botë. Ajo vjen pas vendeve si Maroku, Afganistani, Spanja, Holanda, Pakistani dhe Libani.
Por Shqipëria është e para në rajonin e Europës Juglindore, çka tregon një rritje të ndjeshme të kultivimit të kanabisit atje, shkruan agjencia. Shqipëria është një rrugë kryesore e trafikut të heroinës që nis nga Pakistani dhe përfundon në Europën Perëndimore. Në fund, agjencia shkruan se pavarësisht pretendimeve të qeverisë, ajo e ka humbur luftën me drogën.
“Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtarë të kokainës kanë vepruar në mënyrë të ndarë nga shitësit dhe shpërndarësit në rrugë. Rrjetet kriminale shqiptare kanë braktisur këtë model dhe kanë marrë nën kontroll importin dhe shpërndarjen,” thuhet në raport.
“Prej kohësh, qeveria shqiptare pretendon se po e fiton betejën kundër kultivimit të drogës në vend, por ka shqetësime se mund të mos jetë kështu. Ka gjithashtu shqetësime në rritje për trafikantët shqiptarë të drogës që e eksportojnë modelin e tyre të prodhimit në vende të tjera evropiane si na Britani, Gjermani, Austri dhe vende të tjera”./zoom.al/
Shok me Cllevion, kush është TikToker-i që desh vrau kushëririn e tij dje në Lushnjë