Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj zjarrvënësve, duke i cilësuar si “psikopatë dhe kriminelë” me tipare të veçanta në personalitetin e tyre. Në një deklaratë publike, ai theksoi se Policia e Shtetit ka arrestuar disa prej këtyre individëve, ndërsa njoftoi masa të reja drastike për të ndaluar abuzimet me territoret e djegura.
Sipas Ramës, në të gjitha zonat ku dyshohet se zjarret janë vënë me qëllim për të hapur rrugë ndërtimit, do të ndalohet dhënia e çdo leje ndërtimi për një periudhë 30-vjeçare.
“Kemi bërë ndërhyrje të rëndësishme ligjore. Nëse një territor digjet për të hapur oreksin për ndërtim, aty nuk do të jepet leje për 30 vjet. Ta kenë të qartë se djegia nuk të jep të drejtën të ndërtosh,” – tha Rama.
Kryeministri nënvizoi gjithashtu se fokusi nuk është vetëm ndëshkimi, por edhe rigjenerimi i territoreve të dëmtuara. Ai bëri të ditur se do të përdoren dronë mbjellës, një teknologji e re që do të ndihmojë në ripërtëritjen e pyjeve dhe gjelbërimit.
“Do të sjellim dronë mbjellës për të ndihmuar në gjelbërimin e territoreve të djegura. Është një forcë e re e teknologjisë në shërbim të natyrës,” – shtoi ai.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore