zoom

Politikë

Rama ‘zhvesh’ Ahmetajn nga të gjitha postet në PS, e largon edhe nga drejtues qarku

Kryeministri Edi Rama foli për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. I pyetur se ku gaboi Arben Ahmetaj që tashmë nuk ka asnjë post, Rama tha se s’ka rëndësi të flasim me emra dhe secili ka rolin e tij ndërsa mësohet se e ka ‘zvheshur’ atë nga të gjitha funksionet.

Drejtues politik për qarkun e Vlorës është zgjedhur Blendi Klosi, duke zëvendësuar kështu Arben Ahmetajn i cili ‘zhvishet’ nga të gjitha postet që kishte në Partinë Socialiste. Ndërsa, drejtues politik për qarkun e Shkodrës është zgjedhur Elisa Spiropali kurse në Kukës është vendosur Pandeli Majko.

S’ka rëndësi të hyjmë në emra. Secili ka rolin e vet. Çdo skuadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme, secili bën rolin e tij, po të bënin të njëjtin rol, s’do kishte skuadër.”-tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se mbledhjen e sotme janë diskutuar ndryshimet organizative, që do të bëhen në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Këto janë ndryshime të natyrës organizative. Nuk janë ndryshime qeverie. Të gjithë kanë detyra dhe ndryshimet e pozicioneve në kushtet ku ne jemi drejt një fushate janë gjëja më e natyrshme”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat kanë arritur në fazën e dytë.

“Tani hyjmë në fazën e dytë të një procesi organizmi, për të cilin kemi folur sot. Për të gjithë hapat që do të ketë në këtë proces. Vjen në një kontekst shumë të jashtëzakonshëm për shkak të situatës ku ndodhet bota”, tha kreu i qeverisë.