zoom

Politikë

Rama sulmon sërish Bashën: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish kryetarin e PD Lulzim Bashë për takimet elektorale. Duke parë pritjen e Bashës në Korçë, të mërkurën, Rama reagoi duke thënë se Basha po vë në rrezik shëndetin e qytetarëve duke i lejuar të grumullohen në takimet elektorale në qytete të ndryshme. Rama thotë se këto takime janë “infektim masiv” dhe paralajmëron qytetarët se do të përfundojnë spitaleve pas 3 javësh, teksa në Tiranë po vijon beteja me injektimin e vaksinës.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku. Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”, deklaroi Rama. ©Zoom.al