Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke filluar nga viti 2026, qytetarët shqiptarë do të kenë identitetin e tyre digjital.
Gjatë podkastit “FLASIM”, Rama bëri të ditur se kartat e identitetit do të kalojnë në version digjital dhe do të mund të përdoren përmes celularit apo kompjuterit.
Sipas tij, ky sistem do të funksionojë si një “portofol digjital” i lehtë për t’u përdorur, që do të ofrojë akses të drejtpërdrejtë nga telefoni.
“Edhe Bashkimi Evropian po ecën në të njëjtin drejtim dhe ka përcaktuar vitin 2027 si afatin përfundimtar për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të qytetarëve evropianë,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se kompania IdentiTek është angazhuar në zhvillimin e kësaj teknologjie, e cila do të mundësojë kalimin e kartës së identitetit në pajisje elektronike dhe funksionimin e saj si një mjet shumëfunksional digjital.
“Karta e identitetit digjital është tashmë prezantuar si produkt i IdentiTek dhe po kryhen testet e fundit, në mënyrë që çdo shqiptar të pajiset me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026,” përfundoi Rama.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore